Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në fshatin Drithas të Maliqit.
Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe goditja ka qenë fatale, duke ndërruar jetë menjëherë.
Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.