“Letrat janë hapur”- Vasili: Ruspat s’ja zgjidhin hallin pa rrugëdalje Ramës për 2.4 mld eurot mashtrim me bitcoin!

Shqipëria

“Letrat janë hapur”- Vasili: Ruspat s’ja zgjidhin hallin pa rrugëdalje Ramës për 2.4 mld eurot mashtrim me bitcoin!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:22
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë qeveritarët me 2.4 miliard euro me kriptovalutat. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se qeverisja e Edi Rames është shkatërruar moralisht, politikisht dhe nen akuza njëra me rende se tjetra.

Ndërsa thotë se tashmë “letrat janë hapur”, Vasili paralajmëron kryeministrin se as drejtësia e kapur nuk mund ta shpëtojë dot më, pasi ky skandal thekson numri dy i PL është i përmasave shumë të mëdha.

“Skandali me bitcoinet me call centerat është tashme ne duart e agjencive ligjzbatuese evropianë dhe asgjë nuk i shpëton dot rilindasit nga ndëshkimi”, shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Reagimi i Vasilit

Rruspat nuk ja zgjidhin hallin pa rrugedalje Rames per 2.4 miliard eurot mashtrim me bitcoin!

Skandali me 2.4 miliard euro me kriptovalutat dhe perfshirja aktive e qeverisjes se Edi Rames dhe ministrave e zyrtareve te larte, perfshire edhe familjaret e tyre eshte i dimensioneve shume shume te medha.

Skema e perfshirjes qeveritare te rilindjes eshte sa e rende aq edhe shume e trashe.

Edhe kompanite i kane te perbashketa perfshire ketu vellane e kryeministrit siç tregojne dokumentat, qe media Syri Tv ka zbuluar!

Skandalet miliardere ku gjithmone rilindja eshte pjese provojne inkriminimin e kesaj qeverie ne menyren me mafioze si asnje qeveri jo vetem ne Shqiperi por edhe ne te gjithe Europen.

Qeverisja e Edi Rames eshte shkaterruar moralisht, politikisht dhe nen akuza njera me rende se tjetra.

Çdo dite nxjerr dhe do te nxjerre skandale te njepasnjeshme qe e kane burimin tek llumi kriminal ku ka hyre Edi Rama me te tijte.

As kapja e drejtesise nuk e shpeton dot Edi Ramen.

Letrat jane hapur.

Skandali me bitcoinet me call centerat eshte tashme ne duart e agjencive ligjzbatuese europiane dhe asgje nuk i shpeton dot rilindasit nga ndeshkimi.

Drejtesia le ti lidhe duart sa te doje me urdherin e Edi Rames, por duhet ta dije qe nuk po ndihmon ate por thjesht po vetasgjesohet.

Largimi i ketyre mafiozeve rilindas me Edi Ramen ne krye eshte detyre patriotike e çdo shqiptari per vendin dhe familjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat