Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për aferën e Portit të Durrësit, ku sipas tij, synon të shfarosë këtë port.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.7 në Tiranë, Berisha tha se apartamentet në këtë zonë do të shiten me 3 mijë euro për metër katror.
Berisha tha se Rama gjeti një arab që preferon të investojë tek diktatorët, teksa i ka premtuar kryeministrit se do ta bëjë miliarder.
Berisha: Kjo protestë është një rast i jashtëzakonshëm për t’u dhënë një përgjigje të gjitha mashtrimeve që ka bërë Edi Rama. Dhjetra e qindra milionë euro që ka shpenzuar për të mashtruar botën. Duhet t’u dëshmojmë europianëve se nuk jemi popull i varfër sepse jemi vend i tillë, por jemi të vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Fondet e taksapaguesve shqiptarë, për çdo vepër publike, vidhen nga qeveria. Vidhen 5 fish e 6 fish.
Një shkollë nga hajduti i beetonit në Tiranë, ndërtohet me 3-5 mln euro. Ndërkohë shkollat ndërtohen standard në të gjithë vendet e Europës. Kushtojnë rreth 700 mijë euro. 5 mln euro ndërton shkollën ky zdromsi i betonit. 5 mln euro ndërton shkollën “Sami Frashëri”. Ne jemi më të vjedhurit se kushdo tjetër.
Pasuritë tona publike vidhen. Shihni portin e Durrësit. Gjendet një arab që ka pasion investimin tek diktatorët, dhe i thotë Edi Ramës do të bëjë unë si veten, miliarder. Hajde ta marrim bashkë këtë portin. Porti sot është pasuria më e madhe publike për shqiptarët. Tani ne do blejmë mallra se do bëhet miliarder Rama. Kush do paguajë koston e transporteve që do vijnë këtu? Do i paguajnë qytetarët.
Ai merr me 1 euro, 200 hektarë tokë. I ka vënë çmimin e apartamenteve 3 mijë euro metrin katror. Ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve. Sigurisht tani thotë do ndërtojë port. Ai ka ndërmend të mbyllë portet e Shqipërisë. Vlorën e mbylli, Sarandën e mbylli ndërsa tani po mbyll dhe Durrësin. Ky po ç’bën Shqipërinë funksionalisht. Ky po vjedh në këtë mënyrë.
Edi Rama nuk mund të përfaqësojë. Ai me veprimet e tij, i nxin çdo ditë imazhin Shqipërisë. Ai na bëri ne të jemi populli i gomoneve. Kjo sepse na vjedh. Vjedh votën, dhunon liritë, shkatërron bizneset. Nuk ka ligj. Duhet të jemi aty sepse ai për pushtetin e tij nuk njeh moral, nuk njeh ligj dhe standard.