Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Aksi”, ku janë sekuestruar 10 kg kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë.
Në prangat e policisë kanë rënë 3 persona, L. Gj., 23 vjeç, B. F., 28 vjeçe dhe G. P., 33 vjeç.
Gjatë aksionit, policia ndaloi automjetin tip “Audi”, me shofer L. Gj. dhe pasagjere B. F. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit u gjetën 10 kg kanabis, që këta shtetas po e transportonin nga Korça në drejtim të Elbasanit.
Në afërsi të këtij automjeti u kap dhe u ndalua edhe shtetasi G. P., i cili nga veprimet hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor me 2 shtetasit e lartpërmendur.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së 33-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.