Në ditën kur po zhvillohet Samiti i Bashkimit Evropian, opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë protestë para Kryeministrisë shqiptare.
Ndërtesa është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia ka deklaruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve aty, por ka siguruar mbarëvajtjen e opozitës në çdo vend tjetër jashtë këtij perimetri.
Në selinë e PD-së ndërkohë kanë nisur grumbullimet e para të protestuesve.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar siç ka thënë ai “uragan të paparë” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!”, ka shkruar Berisha.