Samiti i BE në Tiranë shënon një tjetër ngjarje historike. Për herë të parë në Tiranë vjen një president francez dhe ai është Emanuel Macron.
Ai u prit nga kryeministri Edi Rama i cili ishte Entuziast dhe i buzëqeshur.
Macron foli për mediat për një sërë çështjesh të rëndësishme.
“Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar.
E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm.Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë.“