Bordi i Transparencës ka ndryshuar sot çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri. Nafta është ulur me 3 lekë, benzina me 3 lekë, ndërsa gazi nuk ka ndryshuar.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, nga 209 lekë/ litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, nga 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.