Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka lënë pa falënderuar edhe stafin e prapavijës së BE-së.
Një personel i tërë ishte i pranishëm prej ditësh në Shqipëri për të asistuar organizimin e ngjarjes historike të 6 dhjetorit.
Andaj kryeministri shqiptar iu është shprehur mirënjohës.
“Faleminderit stafit të prapavijës së BE, i pranishëm prej ditësh në Shqipëri për të asistuar organizimin e ngjarjes historike të 6 dhjetorit”, ka shkruar Rama në Facebook.