Një shtetas 32 vjeç, ditën e sotme ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit.
Personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim
Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun.
Personi është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.
32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.