Çfarë telefoni përdorte personi që sulmoi Berishën, iu gjet në banesë

Shqipëria

Çfarë telefoni përdorte personi që sulmoi Berishën, iu gjet në banesë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:44
Gert Shehu

Sot Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gert Shehun, 31-vjeçarin që dhunoi kreun e PD-së, Sali Berisha.

Seanca pritet të zhvillohet në Spitalin e Traumës, ku i riu ndodhet i shtruar.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se Policia dhe Prokuroria kanë administruar edhe telefonin e 31-vjeçarit.

Bëhet fjalë për një telefon “Alcatel”, i cili i është gjendur në banesë 31-vjeçarit.

Pritet që telefoni t’i nënshtrohet një ekspertize për të parë se me kë ka komunikuar gjatë ditëve të fundit i riu.

Shehu është një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ka dyshimet që ai mund të jetë nxitur për të kryer veprimin ndaj kreut të PD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat