Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Gerti Shehun i cili 3 ditë më parë goditi me grusht krytarin e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë protestës së opozitës.
Familjarët e tij kanë dëshmuar në polici se ai vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor dhe prej 5 vitesh kurohej.
Gjatë marrjes në pyetje Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit.
Ai akuzohet për për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritët të kërkojnë masën “arrest me burg”.