Meta takim me ish-Presidentin kroat Stipe Mesiq: Miqësia mes dy vendve fuqizohet falë kontributeve të personaliteteve të shquara

Shqipëria

Meta takim me ish-Presidentin kroat Stipe Mesiq: Miqësia mes dy vendve fuqizohet falë kontributeve të personaliteteve të shquara

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:59
Foto nga takimi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pasur një takim me ish Presidentin kroat Stipe Mesić.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një fotografi nga takimi ky dy personalitetet kanë shtrënguar duart.

Sipas Metës, “miqësia shqiptaro-kroate fuqizohet falë kontributeve të vazhdueshme të personaliteteve të shquara si ish-Presidenti Stipe Mesić”.

POSTIMI I PLOTE

🇦🇱🤝🇭🇷 Miqësia shqiptaro-kroate ka jo vetëm rrënjë të forta historike por fuqizohet falë kontributeve të vazhdueshme të personaliteteve të shquara si ish-Presidenti Stipe Mesić.

Shumë urime Kroacisë edhe për kualifikimin si një nga 4 ekipet e Botërorit që do ndeshen për Kupën e Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat