IGJEUM paralajmëron përmbytje dhe reshje shiu gjatë fundjavës

Shqipëria

IGJEUM paralajmëron përmbytje dhe reshje shiu gjatë fundjavës

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave, IGJEUM, ka njoftuar se gjatë fundit të ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të vendit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin.  

Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna, Shkumbin dhe Vjosë. Por në të gjitha qarqet reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. 

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. 

Temperaturat do të variojnë: në bregdet: 15 / 19 °C; në vendet e ulëta: 13 / 18 °C; në vendet malore: 9 / 14 °C. Sa i përket erës, pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat