Një aksident i rëndë është regjisturar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Çermë e Sipërme në Divjakë. Policia bën me dije se një makinë tip Benz që drejtohej nga një 55 vjeçar ka përplasur shtetasin I. Sh., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.