Të shtëna me armë zjarri në Tapizë, një person plagos shokun dhe pastaj qëlllon veten

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Tapizë, një person plagos shokun dhe pastaj qëlllon veten

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tapizë, ku një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj shokut të tij dhe më pas është vetëplagosur.

News 24 raporton se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur në momentin e ngjarjes së rëndë.

Policia ka mundur të arrestojë autorin dhe të sekuestrojë armën e krimit.

Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat