Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e përcjellë prej tij gjatë takimit me strukturat e PL-së në Durrës ditën e djeshme.
Meta thekson se ka ardhur koha që t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar kryeministrin Rama dhe bandën e tij të Rilindjes.
Ai shto se qytetarët e Durrësit meritojnë ndryshimin dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.
“Ka ardhur koha t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”. Qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë ndryshim dhe ndryshimi është i pashmangshëm!”, shkruan Meta në mbishkrimin e videos.