Moti i keq sjell probleme edhe në Elbasan, këto janë zonat problematike

Shqipëria

Moti i keq sjell probleme edhe në Elbasan, këto janë zonat problematike

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Elbasan ka pasur reshje me intestitet mesatar të lartë, si pasojë është nevojitur ndërhyrja e punonjësve e ASHP dhe MZSH Elbasan.

Në urën e Shkumbinit në aksin Elbasan-Cërrik një biznes rrezikonte përmytje dhe në fshatin Mjekës Nj.A Shirgjan një banesë rrezikonte futjen e ujit në banesë.

Akset rrugore mbeten të hapura për qarkullimin e mjeteve por gjatë natës ka pasur prurje ineretesh në aksin Elbasan-Q.Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Gjithshtu ka patur ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e defekteve në Nj.A Rrajcë bashkia Prrenjas, Nj.A Sterbleve bashkia Librazhd, Nj.A Mollas bashkia Cerrik, Nj.A Shushice bashkia Elbasan.

Është njoftuar se punonjësit e OSHE po punojnë për riparimin e defekteve.

Pavarësisht reshjeve të shiut nuk ka probleme me prurjen e lumenjve edhe të përrenjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat