Alibeaj ironi therrëse Berishës/ “PD nuk duhet kthyer në repart sulmesh kundër Perëndimit për interesa personale”

Shqipëria

Alibeaj ironi therrëse Berishës/ “PD nuk duhet kthyer në repart sulmesh kundër Perëndimit për interesa personale”

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:48
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së, është shfaqur në publik, duke uruar 32-vjetorin e PD-së, dhe njëherazi duke sulmuar kreun e PD-së, liderin historik të saj, Sali Berisha. Pa i përmendur emrin Berishës, Alibeaj ka thënë se PD nuk duhet të përdoret për interesat personale apo të kthehet në një parti kundër perëndimit.

Ndërkohë që sulmon shfaqet dhe në delir, teksa thotë se i takon atij që në emër të PD, në emër të qëndrestarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së, të reflektojë.

“32 vite më pas në një atmosferë gëzimi ca momente reflektimi secili nga ne duhet t'i bëjë. Më takon mua që në emër të PD, në emër të qëndrestarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së. Kam arritur në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit më ka çuar te gjeneza, te misioni i PD-së atëherë kur lindi. Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari, PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore.

Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata. Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë Demokrat. Do mbetemi partia e vlerave antikomuniste. Jemi njerëz të lirë e t'i themi gjërat siç janë. Çdo tradhti, çdo largim nga këto vlera është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar’- tha Alibeaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat