Meta reagon për tensionet në veri të Kosovës: Të shmanget çdo provokim që çon në përshkallëzimin e situatës

Shqipëria

Meta reagon për tensionet në veri të Kosovës: Të shmanget çdo provokim që çon në përshkallëzimin e situatës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Ilir Meta

Edhe kreu i LS, Ilir Meta ka reagaur pas tensioneve në veri të Kosovës.

Postimi i Ilir Metës:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.

Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat