Lejoi dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit, arrestohet një tjetër punonjës i administratës në Lezhë

Shqipëria

Lejoi dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit, arrestohet një tjetër punonjës i administratës në Lezhë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

61-vjeçari Pashk Ndoka, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre pas hetimeve për tjetërsim pronash në Lezhë, në zonën e lagunës së Kune Vain është arrestuar nga policia.

Me arrestimin e Ndokës, ka shkaur në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar për shpërdorim detyre për dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

61-vjeçari banues në Lezhë, ishte me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Administratës së Zonave të Mbrojtura në Lezhë/

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj tij për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht të zonës së quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat