12 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID, në spital po marrin trajtim dy pacientë

Shqipëria

12 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID, në spital po marrin trajtim dy pacientë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

12 persona janë infektuar nga COVID gjatë orëve të fundit në vendin tonë.

Gjithsej janë kryer 351 testime, ndërsa personat pozitivë janë në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë janë 180 qytetarë aktivë me Covid19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2 dhe janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 351

Testime totale 2,012,988
Raste pozitive 332,419
Raste të shëruara 328,645
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129
Vlorë 16
Fier 12
Gjirokastër 7
Berat. 5

Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat