“Në 6 dhjetor u sulmua demokracia”- Flamur Noka: Autori i goditjes së Berishës është Edi Rama!

Shqipëria

“Në 6 dhjetor u sulmua demokracia”- Flamur Noka: Autori i goditjes së Berishës është Edi Rama!

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:33
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, fajësoi nga foltorja e parlamentit kryministrin Edi Rama si organizatorin e vetëm të goditjes së Sali Berishës më 6 dhjetor.

Noka theksoi në fjalën e tij se plani i Ramës gjatë protestës së opozitës ishte inicimi i dhunës në turmë, për ta paraqitur Partinë Demokratike dhe aleatët si një opozitë destruktive dhe të dhunshme.

Ai shtoi se pasi dështoi me planin për ta përçarë dhe t’i marr vulën opozitës, kryeministri tentoi dhe goditjen e Sali Berishës.

“Nuk është rastësi që në gjithë këto vite, ky njeri ka ushtruar dhunë dhe terror psikologjik ndaj opozitës. Krimi është vëlla me Edi Ramën. Vetëm dhunë ndaj opozitës dhe medias së lirë. Data 6 nuk ka asnjë autor tjetër, ka vetëm 1 autor Edi Rramën. Ai bërti gjithçka për ta gjunjëzuar opozitën. Pasi kishte blerë kryetarë dhe nënkryeatrë të saj, pasi tentoi t’i përçante dhe t’i sekuestronte vulën,  por duke qenë se nuk ia arriti, tentoi të godiste Sali Berishën. Mos mendoni se është goditur një njeri. Është goditur demokracia në këtë vend”, tha Noka.

Gjithashtu ai shtoi: “Ka 9 vjet që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e bandave krimit dhe drogës. Ka 9-vite që Edi Rama dhe banda e tij kërkojnë t’i imponojnë shoqërisëi shqiptare krimin dhe dhunën.

E gjitha kjo është bërë me një qëllim që shoqëria të pranojë dhunënë, hajdutërinë si normalitet. Nuk ka ndodhur kurrë në shoqëritë njerëzore kjo gjë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat