Avokati Idajet Beqiri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se reagimi për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, nuk ishte vetëm i Ministrisë së Jashtme, por një vendim qeveritar.
Beqiri nënvizoi se nuk kishte arsye pse të reagonte ministria, pasi qëndrimi apo emërimi i një ambasadori nuk është problem i shtetit shqiptar.
Ai komentoi edhe deklaratën e sotme të ambasadores amerikane, ku tha se është mendimi i DASH, që ajo mund të qëndrojmë gjatë në Shqipëri.
“Nuk e kuptova se çfarë pati Ministria e Brendshme që u fut në këtë lojë. Nuk është një çështje e Shqipërisë sesa do rrijë një ambasador, apo kush do të jetë një ambasador. Është një problem i DASH dhe e quaj pa sens gjithë këtë zullumahi të panevojshme që u krijua. Fakti që ajo thotë do të jetë mbi mandatin, nuk është mendimi i saj është mendimi i DASH. Është një vendim qeveritar, ku them ministria e Jashtme kam parasysh edhe kryeministrin. Ka edhe disa prapaskena”, u shpreh avokati.