Edmond Papa, 49 vjeç, pronar i hotelit ‘Blue Sky’ në Sarandë, i cili mbeti i vdekur sot pas të shtënave me armë zjarri në një lokal të Tiranës.
Lokali ku ndodhi ngjarja mësohet se është në afërsi të banesës së tij.
Sipas informacioneve paraprake ai është qëlluar me armë 6-7 herë ndërsa me urgjencë u dërgua në spitalin e Traumës.
Por për fat të keq, Edmond Papa, banues në Sarandë, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
"Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku", në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital." - njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.