Meta komenton zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Kriza e funksionimit të shtetit të së drejtës nuk mund të fshihet pas…

Shqipëria

Meta komenton zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Kriza e funksionimit të shtetit të së drejtës nuk mund të fshihet pas…

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi këtë të shtunë, në emisionin “Kjo Javë”, në News 24 zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në fjalën e tij Meta tha se zgjedhja e kreut të ri të SPAK nuk sjell ndonjë ndryshim të madh në reformën në drejtësi, pasi roli i tij është roli i një drejtuesi procedurial.

Meta shtoi se ai e ka dhënë mendimin e tij për reformën në drejtësi, të cilën e konsideron si një ‘Ramaformë’ dhe që gjatë kohës që ajo është aplikuar Shqipëria ka humbur mbi 20 vende në indeksin e korrupsionit, sipas Transparency International.

Ai theksoi se mungesa e funksionimit të shtetit të së drejtës nuk mund të fshihet pas atmosferave që krijohen gjatë procesit të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

“Nuk kam asnjë koment për këtë zgjedhje, aq më tepër që sipas reformës në drejtësi që drejtuesi i SPAK ka një rol drejtuesi procedurial. Ka patur kaq shumë debate dhe tifozëri sa mund të ketë eklipsuar dhe ndeshjet e botërorit. Ndërkohë që në gjykimin tim, jo vetëm si kryetar i PL, por dhe angazhimeve që kam patur, si ish-president dhe si ish-Kryetar Kuvendi, kjo reformë prej kohësh është shndërruar në një ramaformë dhe mua nuk më zgjon ndonjë emocion të veçantë, pasi kriza e funksionimit të shtetit të së drejtës, nuk mund të fshihet pas gjithëçfarë atmosferash që krijohen. Gjatë këtyre viteve të zbatimit të Reformës në Drejtësi Shqipëria ka rënë 20 e ca vende për sa i përket indeksit të korrupsion Nga Transparency International, këtë nuk është se e thotë vetëm Ilir Meta por e thotë dhe Parlamenti Evropian në rezolutën e korrikut edhe pse rekomandonte për arsye gjeopolitike hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ky është problemi dhe ky është shqetësimi dhe ngjarja më e madhe, apo më shqetësuese për qytëtarët është që shqiptarët sot renditen si qytetarët me të ardhurat më të ulëta dhe me fuqinë blerëse më të ulët jo vetëm në kontinent, por dhe në rajon”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat