Zjarr në komisariatin e Elbasanit, një person i vë flakën me benzinë

Shqipëria

Zjarr në komisariatin e Elbasanit, një person i vë flakën me benzinë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, ku një qytetar i ka vendosur flakën një komisariati.

Mësohet se 32-vjeçari me iniciale A.L., banues në lagjen “Dyli Haxhire“, i ka vënë flakën dritares së zyrës së informacionit me një shishe benzine.

Menjëherë nga efektivët është bërë e mundur fikja e zjarrit dhe është kapur autori. Dyshohet se ky i fundit rezultonte me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe 32-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat