Reshjet, KESH eksporton 11.6 milionë euro energji këtë javë

Shqipëria

Reshjet, KESH eksporton 11.6 milionë euro energji këtë javë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë javës së fundit kanë përmirësuar të ardhurat e KESH. Përtej plotësimit të nevojave të vendit me energji elektrike Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka realizuar dy tendera ku ka shitur në total rreth 84 mijë megavat orë energji elektrike dhe ka arkëtuar 11.6 milionë euro.

Kesh ka mirëmenaxhuar prurjet e ditëve të fundit ndërkohë që Fierza ka arritur në kuotën e 290 metrave e cila konsiderohet pozitive për këtë periudhë. Vetëm pak ditë më parë qeveria ka pezulluar vendimin për aplikimin e fashës prej 800 kWh për abonentët familjarë.

Pavarësisht se faturimi me fasha nuk do aplikohet qeveria ka kërkuar që të ulet konsumi i energjisë elektrike duke vendosur një target prej 5%. Sistemi energjetik shqiptar është i varur nga reshjet ndërkohë që situata pritet të përmirësohet në fillim të viti të ardhshëm pas vënies në punë të dy anijeve termocentrale.

2 platformat lundruese pritet të prodhojnë 110 megavat orë energji elektrike e cila mund të mbulojë deri në 15% të  nevojave të konsumit vendas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat