Një masiv gurësh dhe dheu ka bllokuar aksin Kukës-Shishtavec.
Më shumë se 250 metër kub gurë dhe inerte kanë rënë në afërsi të Urës së Shtrezës duke bllokuar rrugën.
Mjetet e makinerisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e tyre ndërsa dhjetëra automjete në dy anët e segmentit po presin në radhë.