Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur këtë të diel në mbrëmje në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë.
Dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën në fshatin Gosë.
Të lënduar kanë mbetur 26-vjeçarja me inicialet O.K., 40-vjeçari me inicialet F.B. dhe bashkëmoshatari i tij, shtetasi me inicialet I.Xh.
Një tjetër aksident është shënuar në kryeqytet, në zonën e Unazës së Re. 59-vjeçari me inicialet S.V. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.