Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se “betejën” e perceptuar në opinionin publik mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, e fitoi diplomatja amerikane.
Sipas tij, ndërhyrja e SHBA-së në reformën në drejtësi, tregon se ajo nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe se qeveria ka tentuar të kapë institucionet e dala nga kjo reformë.
I ftuar në emisionin “Open”, Salianji deklaroi se Rama bëri gabim në marrëdhënie me diplomaten amerikane me publikimin e Ministrisë së Jashtme, e cila njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.
Salianji: Nëse do të përgjigjem, e fitoi SHBA-ja, Yuri Kim. Ishte një betejë emrash. Ishte një model i krijuar, Edi Rama ka kujdes për reformën në drejtësi. Thelbi i kësaj reforme është shkëputja e ndikimit të politikës nga institucionet e drejtësisë.
Në strukturë, jemi përpara një sistemi drejtësie të pavarur. Fakt që u detyruan të ndërhyjnë amerikanët, dhe që kjo reformë ka nevojë për ndihmën e SHBA-së për të funksionuar, tregojnë që nuk jemi mirë me reformën. Fakti që detyrohet SHBA-ja, të ndërhyjë në mënyrë të ashpër në një vend si Shqipëria, për shkak se është mbështetës i reformës në drejtësi, nga influenca që duan ta kthejnë në mënyra të vjetra.
Këtu jemi dhe duhet të jemi të vërtetë. Pres që SPAK-u, të tre garues, SHBA-të kanë më shumë informacione, të 3 prokurorët duhet të jenë të aftë, me integritet dhe me aftësi profesionale. Duhet të jenë të aftë.
Fakti që dikush apo njëri prej prokurorëve, qeveria detyrohet të ndërhyjë për të kapur një institucion, duke bërë faulle dhe gabime si ai i Ministrisë së Jashtme. Rama hyri në mënyrë brutale në debatin e opinionit publik për përplasjen me ambasadoren. Kjo strukturë nuk ka funksionuar, kur debate orientohet tek drejtuesi. SHBA është përpjekur të krijojë një influencë të caktuar për ta bërë të pavarur. Fakti që ndërhyn në këtë mënyrë të fortë, tregon se qeveria ka kapur një pjesë të mirë të institucioneve.
Votimi i kësaj reforme në mënyrë konsensuale, e votuan gjithë klasa politike, produkti i dalë nga kjo reformë… Të detyrohet ambasadorja Yuri Kim në një organ të pavarur dhe të mbajë ato qëndrime, nuk e di. Kjo është një reform e imponuar nga SHBA-ja. Produkti i dalë është i kontrolluar nga Edi Rama.