Aksident tragjik, makina përfundon në humnerë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Shqipëria

Aksident tragjik, makina përfundon në humnerë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Bëhet me dije se makina ka përfunduar në humnerë ku per pasoje 1 person ka vdekur dhe dy te tjere jane plagosur.

Ngjarja ndodhi ne Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit te Elbasanit.

Policia është njoftuar se nje automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat