Atentati ndaj shqiptarëve, mediat greke: Dyshohet se autori është i njëjti që vrau Edmond Papën

Shqipëria

Atentati ndaj shqiptarëve, mediat greke: Dyshohet se autori është i njëjti që vrau Edmond Papën

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:48
Shqiptaret

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja për ekzekutimin e dy shqiptarëvë tri ditë më parë në Athinë. Sipas raporteve mjeko-ligjore, 44-vjeçari Armando Organja ka ndërruar jetë nga ataku kardiak dhe jo nga plumbat.

Ndërsa si 41 vjeçari Kreshnik Çerçizaj, që besohet të ishte edhe shënjestra e këtij sulmi u qëllua në kokë dhe humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Nga kamerat ekzekutori dallohet i veshur me një palë kominoshe të zeza, me xhup me kapuç dhe çizme sportive. Në momentin që afrohet tek tavolina e viktimave, ai vepron në mënyrë të ftohtë dhe indiferent ndaj klienteve të tjerë, nxjerr pistoletën nga një xhep i xhaketës, dhe kryen vrasjen me dorën e djathtë.

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi sipas mediave atje dyshohet se lidhet edhe me ekzekutimin e bisnesmenti Edmond Papa pak ditë më parë në Tiranë. Nga pamjet ekzekutuesi mund të jetë i njëjti person pasi lloji i trupit dhe mënyra e veprimit janë saktësisht të njëjta.

Ngjarjet siç dyshon policia greke kanë si zanafillë humbjen e një sasie prej 700 kg kanabis sativa për të cilën edhe një tjetër shqiptar është ekzekutuar në verën të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat