Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese/ Gazment Bardhi: Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese/ Gazment Bardhi: Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:06
Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese/ Gazment Bardhi: Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi në Twitter, Bardhi ka kundërshtuar kandidaturën e Ardian Dvoranit, duke e quajtur atë si të papranueshëm për çdo opozitar.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste.”- shkruan Bardhi

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat