Shqipëria furnizohet me dronët e famshëm “Bayraktar” të Turqisë, Rama publikon pamjet

Shqipëria

Shqipëria furnizohet me dronët e famshëm “Bayraktar” të Turqisë, Rama publikon pamjet

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 09:56
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka ndarë momentet e ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve.

Sipas tij këta dronë të famshëm Bayraktar do të jenë pjesë e arsenalit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë turke “Bayraktar”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik me Turqinë dhe për këtë falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat