Në Tiranë, në Ditën e Diaspores, e mbajt në një atmosferë magjike duke u përmbyllur të dielën në mbrëmje rrugëtimi i edicionit të tretë të çmimeve “Bright Minds Albanian Worldwide Awards On Entrepreneurship 2022”.
Qindra pjesëmarrës kanë ndjekur ceremoninë e dhënies së çmimeve për 9 kategori. Një mbrëmje e cila celebroi arritje, sukseset por edhe forcoi lidhjet mes miq, partnerësh dhe bashkëpunëtorësh. Jo më kot ishe zgjedhur kjo datë, 18 dhjetori Dita e Diasporës. Si një datë simbol e bashkimit, për tu kujtuar të gjithëve se shqiptarët janë të bashkuar brenda dhe jashtë vendit, janë të bashkuar falë traditave dhe kulturës, ndaj vetëm një ditë e tillë mund të bënte bashkë biznesin dhe kulturën në një sallë. Çka e nënvizoi edhe në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Dhomës së biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj. “Një mbrëmje e tillë ka vlerat e veta. Ju sot do të takoni miq e mbi të gjitha do të keni rastin të njiheni me mendje artët”.
Teksa shpjegoi gjithë procesin e vlerësimit të përzgjedhjes së fituesve nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare znj. Elisabeta Katiaj tha se: “Është një krenari e madhe që të vlerësosh me të vërtet këta sipërmarrës, ti quash vërtet mendjeartë. Dua të them se ai që merr trofeun nuk është mendjearti më i mirë apo i vetmi. Janë të gjithë këta finalistë të zgjedhur për shumë arsye. Ndaj jemi munduar të promovojmë dhe të nxjerrim në pah vlera të reja, vlerat inovative.
Mbrëmja festive nisi me himnin e flamurit për të vazhduar më pas me dhënien e çmimeve dhe një program artistik të përgatitur nga Ansambli Folklorik Tirana valltarët e të cilit interpretuan disa nga vallet më të njohura të krahinave shqiptare. Në mbrëmje nuk mungoi as pasuria shqiptare e mbrojtur në UUESCO. Ku Ansambli Folklorik Çipini u ngjit në skenë me një interpretim mbresëlënës të isopolifonisë.
Surprizë interpretimi i mrekullueshëm i sopranos së vogël Isabel Poro, fituese këtë vit e konkursit ndërkombëtar të këngës ‘Hybla Music Contest’, mbajtur në Raguza të Siçilisë.
Përveç mendjelartëve gjatë mbrëmjes së të dielës një vlerësim i veçantë ju akordua Presidentit të Nderit të Dhomës së Biznesit, Sipërmarrësit dhe Filantropit të njohur Z. Lazim Destani. Ai u nderua me çmimin “Gjeneral i Paqes” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet.
Fituesit e edicionit të tretë të “Bright Minds Albanian Worldwide Awards On Entrepreneurship 2022”.
Ilir Ikonomi gazetar e studies i njohur nga diaspora shqiptare në SHBA, është fitues i çmimit "Mendjeartët 2022" për gazetari.
Bright Mind Digital Award – “One For” – Skënder Xhakaliu
Bright Mind Best Inovative – “Maison Culturelle” Ledja Canaj
Bright Mind Best Brand – TM GROUP
Bright Mind Young Entrepreneur – Endiza Dema
Bright Mind Career – Valbona Zeneli
Bright Mind Tourism – Uji i Ftohtë Tepelenë
Bright Minds Albanian Worldwide Journalist – Ilir Ikonomi
Bright Mind Foreign Direct Investment – tre fitues
CA.RO.srl
Woodit
Musc Decor
Bright Mind Diaspora Investment –
Dion Home
Roemac Technology
Sporus Healthy Food
Anesti TSAPRAZI
Ky aktivitet u organizua nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, Unioni i Sipërmarrësve të Rinj