Makina del nga rruga dhe përfundon në një arë në Elbasan, “zhduket” pa asnjë gjurmë shoferi

Shqipëria

Makina del nga rruga dhe përfundon në një arë në Elbasan, “zhduket” pa asnjë gjurmë shoferi

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 20:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Gjinar dhe ka përfunduar në një arë poshtë.

Policia mbërriti në vendngjarje, por nuk gjeti asnjë person në makinë.

Bëhet fjalë për nje mjet tip “BMW” ngjyrë të zezë, që u gjet i braktisur, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Detaje të reja priten në vijim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat