Gentiana Sula rizgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve/ Shtyhet për vitin e ardhshëm votimi për Avokatin e Popullit

Shqipëria

Gentiana Sula rizgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve/ Shtyhet për vitin e ardhshëm votimi për Avokatin e Popullit

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 08:36
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi votoi  për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në krye të Autoritetit të Dosjeve u rizgjodh Gentiana Sula me 71 vota pro. 5 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.

Ndërsa votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë për vitin 2023.

Pas seancës maratonë që zgjati dy ditë, mazhoranca rrëzoi kandidatët e opozitës.

Avokati  Ledio Braho mori vetëm 3 vota pro, ndërsa Altin Goxhaj që mbështetej nga deputetët e grupit të Sali Berishës mori 70 vota kundër.

Duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk arriti 84 vota, votimi u shty për vitin tjetër.

Siç edhe kishte paralajmëruar, opozita bojkotoi votimin, ndërsa në sallë qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat