Dhunoi dhe kërcënoi një person për 3 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Dhunoi dhe kërcënoi një person për 3 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka dhunuar dhe ka kërcënuar një person për t’i marrë 3 mijë euro.

Në pranga ra N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

26-vjeçari ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një person , për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh.

Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe 2 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat