Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit janë futur sërish në grevë urie për shkak se u janë ulur pagesat që përfitojnë nga shteti, si pjesë e grupit të tetraplegjikëve.
Pas paralajmërimit të bërë disa ditë më parë, ata janë futur në grevë urie në ambientet e zyrave të shoqatës së traplegjikëve që ndodhen në Pallatin e Sportit ‘Tomorr Sinani’.
Vendimi erdhi pasi nuk morën një përgjigje pozitive nga organet kompetente. Ata shprehen se këtë here greva nuk ka për t’u ndaluar deri ne zgjidhjen e plotë të situatës.
Në total në qytetin e Elbasanit janë 250 persona me aftësi ndryshe që janë prekur nga ky vendim.
Disa prej tyre qeveria u ka hequr te drejtën e marrjes së kempit dhe disa të tjerëve ua ka përgjysmuar.