Finalizohet operacioni/ Lëvizte me armë zjarri dhe tentoi ti largohej policisë, e pëson keq 30-vjeçari, dalin detajet nga ngjarja

Shqipëria

Finalizohet operacioni/ Lëvizte me armë zjarri dhe tentoi ti largohej policisë, e pëson keq 30-vjeçari, dalin detajet nga ngjarja

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:52
Ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi është kapur me armë zjarri, teksa lëvizte në një rrugë dytësore në Ishull-Shëngjin. Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar dhe e kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin Xhovani Ivanaj dhe me pasagjerë, shtetasit Besmir Rama dhe G. U. Në momentin e ndalimit, shtetasi Besmir Rama ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi zyrtar:

Mbante me vete armë zjarri pistoletë, teksa qarkullonte me automjet, me 2 shtetas të tjerë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Në pranga edhe drejtuesi i automjetit, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të operacioneve për goditjen e paligjshmërive në çfarëdo forme të shfaqjes së tyre, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin Xhovani Ivanaj dhe me pasagjerë, shtetasit Besmir Rama dhe G. U.

Në momentin e ndalimit, shtetasi Besmir Rama ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në kuadër të operacionit “Muzgu”, u ushtrua kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në një automjet të parkuar brenda rrethimit të banesës së shtetasit Xhovani Ivanaj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Besmir Rama, 30 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe Xhovani Ivanaj, 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. U., 20 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se duke pasur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk ka kallëzuar. Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat