Kushëriri i të riut që vdiq nga dhëmballa, me lot në sy kërkon drejtësi

Shqipëria

Kushëriri i të riut që vdiq nga dhëmballa, me lot në sy kërkon drejtësi

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
Blerti Shabani

Kushëriri i Gentian Ishaj, 32-vjeçarit nga Kolonja që ndërroi jetë një ditë më parë pasi kishte dhimbje dhëmballe, kërkon që të zbardhet e vërteta për ngjarjen e rëndë.

Blerti Shabani u shpreh se kushëriri i tij nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe se mund t’i këtë bërë reaksion një ilaç që piu.

“Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafe. Dje shkoi në Erseke tek një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët, të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë qe mund t’i kenë bërë reaksion antibiotiket që piu për infeksionin e dhëmballës”, u shpreh kushëriti.

Policia njoftoi se kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe se pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat