Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një reagim në “Facebook” është shprehur se zgjedhjet e 14 majit janë shumë të rëndësishme duke shtuar se është një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit me PD.
Statusi:
Pikë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është transformimi i këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.
Këshillat bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë qytetarëve.