Nga zhvillimet e brendshme të opozitës tek sulmi ndaj Berishës, Bujar Kapexhiu: Partia s’është as godina dhe as logo, por ajo në terren. Protestat…

Shqipëria

Nga zhvillimet e brendshme të opozitës tek sulmi ndaj Berishës, Bujar Kapexhiu: Partia s’është as godina dhe as logo, por ajo në terren. Protestat…

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:01
Bujar Kapexhiu

Regjisori Bujar Kapexhiu, foli në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa për protestat e opozitës duke u ndalur edhe tek sulmi ndaj kreut të PD Sali Berisha në protestës që u zhvilluar më 6 dhjetor.

Gjatë intervistës Kapexhiu i ndalur tek zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike, debatet dhe diskutimet e kësaj force politike, tha se opozitën nuk e bën as godina dhe as vula, por është ajo në terren dhe se e bëjnë ata njerëz që mendojnë ndryshe.

Ndërsa foli për protestat Kapexhiu tha se duhet të jenë më fuqishme dhe më goditëse.

Pjesë nga intervista:

Është gati opozita për të ardhur në pushtet?

Kapexhiu: Shihen më në unitet se çdo herë tjetër dhe me qëllimin që besohet për të arritur pushtetin. Ka divergjenca që e bën këtë parti më të bashkuar. Nuk mendoj që një grup fare i vogël që mua më duket i çuditshëm se si kaloi në këtë anë konfliktuale. Kam parë që oferta i është bërë, ‘ejani se bashkë mund të ndryshojë’, por para 1 viti kam pyetur çdo të bëhet dhe ai më tha ‘do të ndahemi’. Ata mesa duket e kishin të vendosur që do të ndahemi dhe këtë e mbajtën të fshehtë dhe sot është evidentë që nuk duan të bashkohen, por presin vendimin e logos dhe të godinës, vulës. Ata këtë e presin , por në të vërtetë partia nuk është as godina, as logo, por në terren, ata njerëz që e mendojnë ndryshe.

Sulmi ndaj Berishës:

Kapexhiu: Më rëndoi shumë në kuptimin njerëzor. Njëri  shkon dhe qëllon një burrë të moshuar, një njeri. Vetë ky akt është i dënueshëm dhe është një akt kriminel. Por nuk  dua të them që këtë djalë e thërritën në zyrë, por erdhi si rrjedhojë e të gjitha marrëdhënieve që krijoi kryeministri, mazhoranca me opozitën. Mënyra se si flitet në parlament i japin rrugë këtyre akteve vagabondeske.

Si e shihni aksioni opozitar të deritanishëm?

Kapexhiu: Mendoj që protesta duhet të jetë dhe sa më e madhe. Pjesëmarrja në protesta tregon diçka, por kur shikoj reagimet , them se protesta duhet të jetë më e fuqishme më goditëse. Edhe unë brenda vetes time lëviz në kuptimin e forcës të karakterit të protestës. Kjo mesa duket do të varet se deri ku do të shkojë mazhoranca me këtë sjellje arrogante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat