Prag Krishtlindjesh, vijnë në jetë trinjakë në Shkodër

Shqipëria

Prag Krishtlindjesh, vijnë në jetë trinjakë në Shkodër

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një lajm i bukur vjen nga Spitali i Shkodrës këtë vigjilje Krishlindjesh.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se familja Vata është shtuar me trinjakë.

Ata kanë ardhur në jetë të shëndetshëm.

“Vigjilje e bukur Krishtlindjesh në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë. Jetë Të Gjatë”, ka shkruar Manastirliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat