Policia ka mundur të identifikojë personin e pajetë, i cili u aksidentua për vdekje tre ditë më parë, në afërsi të vendit të quajtur si “Ura e Zezë” në Elbasan.
News 24 bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit.
60-vjeçari dyshohet se gjeti vdekjen nga një aksident automobilistik.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili pasi përplasin për vdekje 60-vjeçarin u largua me urgjencë nga vendngjarja.