Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët në lidhje me të shumëkërkuarin e Ervis Martinaj.
Njëra nga gazetaret e pyeti ministrin nëse ka frikë qeveria dhe policia nga hija dhe legjenda e këtij të fundit.
Pyetje: Po ia drejtoj pyetjen ish prokurorit Ulsi Manja dhe njëkohësisht anëtarit të qeverisë që është përgjegjëse për rendin dhe sigurinë në vend. Si është e mundur që policia i shkon për kontroll në banesë një të shpalluri në kërkim pas 8 muajsh në kërkim. Edhe pse gjen arsenal të madh armësh policia nuk procedon asnjë familjar, siç do të kishte ndodhur me çdo qytetar të thjeshtë. A ka qeveria frikë nga hija ose legjenda e Ervis Martinajt?
“Ti ju drejtove ish prokurorit Ulsi Manja por Në fakt unë dua ta nis te fillimi i pyetjes. Unë jam ministër i drejtësisë.
Besoj në ndarjen e pushteteve. Me këtë çështje duhet të merren agjencitë ligjzbatuese. Po merret prokuroria dhe policia e shtetit. Sigurisht që edhe për policinë ka një ministër përgjegjës që është kolegu im Çuçi”, deklaroi ai.