Aktivistja Edlira Çepani në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth festive të fundvitit.
Çepani u shpreh se i konsideron festat “si një moment për t’ia kushtuar familjes dhe atyre që kanë nevojë dhe kjo më mbush”.
Ajo shprehet se konsumizmi i tepër në ditët e festive e shqetëson.
Edlira Çepani: Realiteti i vërtetë është i atyre fëmijëve që nuk kanë mundësi qoftë edhe për një dhuratë natën e Krishtlindjes apo Vitit të Ri. Është një mundësi e mirë jo vetëm për të festuar në mënyrë konsumatore. Se shkojmë e bëjmë shoping, blejmë dhe dhurata, mbushim tavolinën në një mënyrë të tepërt. Ku konsumizmi i tepërt më shqetëson nga një anë. Unë festat i konsideroj si një moment për t’ia kushtuar familjes dhe atyre që kanë nevojë dhe kjo më mbush.