Prej orëve të para pas mesnatës dhe deri në mesditën e të shtunës, 31 dhjetor, sinoptikanët thonë se do të mbizotërojnë vranësirat mesatare dhe të dendura në veri e veriperëndim.
Më tej në vend do të hyjnë në qarkullim masat e qendrueshme të cilat do të sjelin mot me diell kryesisht ditën e diel, 1 janar.
Të pranishme do të jenë mjegulla e mjegullina në lugina.
Era do të fryjë juglindje e verilindje e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi i forcës 1 deri 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelën më poshtë.