Aksident në aksin Koplik- Hani i Hotit, përplasen katër makina, dy persona përfundojnë në spital

Shqipëria

Aksident në aksin Koplik- Hani i Hotit, përplasen katër makina, dy persona përfundojnë në spital

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Koplik- Hani i Hotit.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Ndërsa raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dëmet në automjete janë të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat