Shqiptarët zgjedhin të festojnë festat pranë familjeve, rreth 6 mijë persona kanë hyrë nga Kakavija vetëm në 24 orët e fundit

Shqipëria

Shqiptarët zgjedhin të festojnë festat pranë familjeve, rreth 6 mijë persona kanë hyrë nga Kakavija vetëm në 24 orët e fundit

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Rreth 10 mijë shtetas kanë kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit ku fluksi më i lartë i lëvizjeve është shënuar në hyrje të territorit shqiptar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se janë regjistruar gjithsej 5696 shtetas në hyrje dhe në dalje 3299 persona.

Pavarësisht shtimit të fluksit të lëvizjeve në këtë pikë kufitare nuk janë shënuar radhë të pritjes së automjeteve.

Të dyja palët si shqiptare dhe ajo greke punojnë me nga 5 sportele duke shmangur qëndrimin e mjeteve në pritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat